Kuvendi i Prishtinës jep tender rreth 30 mijë euro për perde - Gazeta Express
string(60) "kuvendi-i-prishtines-jep-tender-rreth-30-mije-euro-per-perde"

Lajme

Gazeta Express

19/10/2022 12:24

Kuvendi i Prishtinës jep tender rreth 30 mijë euro për perde

Lajme

Gazeta Express

19/10/2022 12:24

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka nënshkruar kontratë për blerje të perdeve për institucione arsimore.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 30 mijë euro, ndërsa tenderin e ka fituar kompania me çmimin më të lirë në vlerë prej 28 mijë e 670 euro.

Lexo Edhe:

Siç thuhet në kontratën e publikuar në KRPP, tenderin për furnizim me perde e ka fituar kompania N.P.P. “Rolle Mont”, shkruan Demokracia.

Për këtë tender kanë aplikuar vetëm dy kompani.

Kompania fituese do ta bëjë furnizimin dhe montimin e perdeve për institucionet arsimore.