Autoritetet belge kanë vënë në lëvizje SPAK për të hetuar aktivitetin ekonomik në Shqipëri të një bosi droge me shtetësi belge të akuzuar për trafikun e 1.9 tonëve kokainë nga Amerika Latine.
Belgu rezulton se kishte hapur një kompani në Shqipëri ku kishte dhe hyrje-dalje të shpeshta, raporton Euronews.
43-vjeçari kishte hapur dhe zotëronte një kompani në Shqipëri me aktivitet të gjerë tregtar, nga zhvillimi i teknologjive të reja tek import-eksporti me te gjitha llojet e mallrave dhe produkteve.
Përmes një letër-porosie prokuroria federale e Brukselit i ka kërkuar SPAK të verifikojë aktivitetin e tij tregtar në Shqipëri.
D.L sështë arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Liezh si drejtues i një organizate kriminale që kishte trafikuar 1.9 ton kokainë nga Amerika latine përmes transportit me kontejner në portin e anversit. Droga fshihej në rroba, goma, qymyr dhe mallra të tjerë dhe më pas nxirrej përmes përpunimit kimik në një laborator që u zbulua nga policia Belge.
/Gazeta Express
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...