Këshilli drejtues i Teatrit “Adriana” nga sot me përbërje të re - Gazeta Express
string(61) "keshilli-drejtues-i-teatrit-adriana-nga-sot-me-perberje-te-re"

Këshilli drejtues i Teatrit “Adriana” nga sot me përbërje të re

Arte

Gazeta Express

22/07/2022 15:03

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se Teatri i qytetit nga sot do të këtë përbërje të re në Këshillin Drejtues. Vendimi i për ndryshimin e përbërjes së akterëve drejtues erdhi si pasoj e përfundimit të mandatit 4 vjeçar të anëtarëve të deritanishëm.

Anëtarët e rinj janë: Nexhat Xhokli, Mevlan Saraçi, Leonora Hasani, Albion Sherifi- Përfaqësues nga komuna dhe Uratë Shabani.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë:

Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana”, me përbërje të re

Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana” në Ferizaj, nga sot ka përbërje të re. Kjo në përfundim të mandatit 4 vjeçar të anëtarëve të deritanishëm të këtij mekanizmi të paraparë me Ligjin për Teatro si dhe Statutin e Teatrit “Adriana” në Ferizaj.

Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana” të caktuar me vendimin nr. 183/22 të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu janë: Nexhat Xhokli, Mevlan Saraçi, Leonora Hasani, Albion Sherifi – Përfaqësues nga Komuna dhe Uratë Shabani.

Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana” në mandatin që la pas, arriti të krijoj infrastrukturën e nevojshme ligjore për funksionimin e Teatrit “Adriana”, si miratimin e Statutit të Teatrit “Adriana”, rregulloren e brendshme të punës, repertorin e rregullt të shfaqjeve teatrore, miratimin e projekteve artistike e politikave afatgjata teatrore, rezultate këto dhe të tjera që bëjnë Teatrin “Adriana”, një nga institucionet kulturore më aktivet në vend si dhe padyshim lidere në skenën teatrore vendore.

/Gazeta Express