Kandidat i 14 majit e 25 prillit, kush është biznesmeni që u ekzekutua në Lezhë - Gazeta Express
string(78) "kandidat-i-14-majit-e-25-prillit-kush-eshte-biznesmeni-qe-u-ekzekutua-ne-lezhe"

Kandidat i 14 majit e 25 prillit, kush është biznesmeni që u ekzekutua në Lezhë

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2023 14:08

Biznesmeni Ardian Nikulaj është ekzektuar në lokalin e tij në Shëngjin mesditën e sotme nga dy persona.

Viktima ka qenë kandidat për deputet zgjedhjet parlamentare në 2021-shin nën logon e Partisë SocialDemokrate. Ai ka qenë kandidati numër 1 në listë dhe ka marrë 97 vota.

Lexo Edhe:

Gjithashtu ishte edhe në listat për këshillin bashkiak të Lezhës në zgjedhjet vendore që do t zhvillohen më 14 maj.

Nikulaj në vitin 2003 ka qenë edhe i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim.

Në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ asokohe, 51-vjeçari ka pohuar se është dënuar me 4 muaj burg më 24 Nëntor të vitit 2003 ndërsa 3 vite më vonë, më 1 Dhjetor 2006, me gjobë.

Pyetjes se a ka qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, Nikulaj i është përgjigjur me po, por nuk ka dhënë sqarime pasi ka shkruar “nuk më kujtohen detaje”.

file:///C:/Users/user/OneDrive/Desktop/LE-PSD-01-ARDIAN-NIKULAJ%20(1).pdf

/Gazeta Express