"Kamza reagoi pas 30 vitesh", Rakip Suli: I bëri varrimin politik non grata-s - Gazeta Express
string(73) "kamza-reagoi-pas-30-vitesh-rakip-suli-i-beri-varrimin-politik-non-grata-s"

“Kamza reagoi pas 30 vitesh”, Rakip Suli: I bëri varrimin politik non grata-s

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 22:09

Rakip Suli, kryebashkiaku i sapozgjedhur për bashkinë e Kamzës, tha se sot qytetarët e këtij qyteti i dhanë një mesazh të gjithë Shqipërisë që nuk janë pronë e asnjë partie politike.

“Në radhë të parë një falenderim të veçantë për çdo qytetar të Kamzës që sot votoi. E dyta shpirtërisht një borxh të jashtëzakonshëm për të gjithë votuesit që më besuan për mandatin e dytë. Falenderim për bekimin dhe besimin që më dha Rama për të rikandiduar. Sot qytetarët e Kamzës i kanë dhënë një mesazh të gjithë Shqipërisë që nuk janë pronë e asnjë partie politike, por vlerësuan një shërbëtor të mirë që u shërbeu 4 vite, dhe i dhanë për të qenë edhe 4 vite të tjera mundësinë për të qenë në Bashkinë e Kamzës”.

Lexo Edhe:

I pyetur për kundërshëtarin e tij në këtë garë, Suli tha: “Përballë kisha non gratën sepse ka qenë çdo 3 ditë në Kamëz. Dhe Kamza reagoi pas 30 vitesh, për t’i thënë që ne nuk jemi më pronë e tyre, sepse në 30 vite vetëm shpirtin s’i kanë dhënë sepse votën ia kanë dhënë. Dhe i braktisi në 30 vite. Sot do thoja u bë varrimi politik i personit non grata që nuk dua t’i zë as emrin. Varrimi politik të cilët i dhanë në 30 vite jo votën, patjetër që votën ia dhanë, po vetëm shpirtin si dhanë. Dhe sot i dhanë mesazhin që ne që të besuam dhe të votuam në 30 vite dhe ti na braktise në 30 vite sot i dhanë varrimin politik, me një rezultat historik, 10 mijë vota para Rakip Suli. Zoti i bekoftë ”

/Gazeta Express