Homoseksualëve dhe biseksualëve iu ndalohet dhurimi i plazmës së gjakut - Gazeta Express
string(71) "homoseksualeve-dhe-biseksualeve-iu-ndalohet-dhurimi-i-plazmes-se-gjakut"

Homoseksualëve dhe biseksualëve iu ndalohet dhurimi i plazmës së gjakut

Gazeta Express

04/05/2020 9:31

Burrat homoseksualë dhe biseksualë në Britani nuk po lejohen të marrin pjesë në testimin e plazmës së gjakut për zbulimin e një trajtimi kundër koronavirusit.

Organet shëndetësore britanike janë duke kërkues dhurues të plazmës nga pacientët e shëruar nga virusi që ajo të përdoret në testimet për efektin e mundshëm ndaj sëmundjes së re.

Lexo Edhe:

Më herët është raportuar se 6,500 persona të shëruar tashmë janë regjistruar në listën e të interesuarve për ta dhuruar plazmën, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, sipas rregullave që i zemëruan dhuruesit e mundshëm, burrat homoseksualë dhe biseksualë nuk do të kenë të drejtë ta dhurojnë plazmën, me përjashtim të atyre që nuk kanë pasur marrëdhënie intime në tre muajt e fundit.

Andy Roberts, menaxher i kujdesit intenziv, tha se ndonëse ka qenë i infektuar me koronavirus dhe është shëruar, nuk është lejuar të bëhet dhurues i plazmës së gjakut.

Institucionet e transfuzionit të gjakut në Angli thanë se vendimi për përdorimin e udhëzimeve rreth përzgjedhjes së dhuruesve të plazmës është marrë me qëllim të mbrojtjes së dhuruesve dhe marrësve të saj.