Habilaj qëndronte në arrest shtëpie pa byzylyk elektronik, i arratisur prej të shtunës - Gazeta Express
string(85) "habilaj-qendronte-ne-arrest-shtepie-pa-byzylyk-elektronik-i-arratisur-prej-te-shtunes"

Habilaj qëndronte në arrest shtëpie pa byzylyk elektronik, i arratisur prej të shtunës

Shqiperi

Gazeta Express

12/01/2021 12:17

Nga e shtuna e kaluar, telefoni i Moisi Habilaj, i akuzuar si kreu i një bande kriminale me aktivitet trafikun e drogës, është fikur dhe i paarritshëm.

Mediat italiane raportojnë se mbetet mister arratisja e Habilajt, i cili qëndronte në arrest shtëpie në një apartament në  San Michele di Ganzaria në provincën e Catanias.

Lexo Edhe:

43-vjeçari i ishte nënshtruar regjimit të arrestit në shtëpi, pa byzylyk elektronik. Policia italiane nuk ka dhënë ende një informacion zyrtar mbi arratisjen e tij, dhe përse ai qëndronte në shtëpi pa këtë element sigurie.

Arratisja e Habilajt është njoftuar nga stacioni i policisë në Kaltaxhirone pas kontrollit rutinë që kryejnë agjentët tek personat që ndodhen në arrest shtëpie.

Por ku ka shkuar Mosisi Habilaj?

Avokatët mbrojtës të tij, përjashtojnë ekzekutimin e një urdhri ekstradimi në Shqipëri, në të cilin ai është duke u përballur me një hetim paralel me atë të gjyqësorit Italian.

43-vjeçari Habilaj, para se të transferohej në San Michele di Ganzaria, ishte i burgosur në burgun Bicocca (Bikoça).

Pas qëndrimit të 954 ditëve në këtë burg ai u transferua në banesën e një të afërmi  ku qëndroi më shumë se një muaj.

Më pas u zhvendos në apartamentin e ri, nga ku u arratis.

Një hetim nga zyra e prokurorit të Katanias në tetor të vitit 2017 do të zbulonte ekzistencën e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe armëve mes Shqipëerisë dhe Sicilisë.

Atëkohë, mediat italiane përmendën edhe ish ministrin e brendshem Saimir Tahiri, kushëri me Moisi Habilajn, duke pretenduar se favorizonte këtë grup në kryerjen e trafikut.

Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij për përfshirje në trafikun e drogës, por u dënua për abuzim me detyrën.

Ish-ministri i brendshëm pas këtij vendimi, bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.

Sipas mediave italiane Moisi Habilaj nuk ka pranuar asnjëherë të bashkëpunoj me drejtësinë italiane ndërkohë që drejtësia mendon se dëshmia e tij mund të jetë vendimtare.

Në Itali janë dënuar edhe anëtarë të tjerë të këtij grupi si Meridian Sula, Nezar Seiti dhe Sabaudin Cela.

Ky i fundit është arratisur, më herët pas zbutjes së masës së sigurisë nga gjykata italiane.