Kosovaret lindin fëmijë më së shumti në moshën 20 deri 30-vjeçare - Gazeta Express
string(71) "grate-kosovare-lindin-femije-me-se-shumti-ne-moshen-20-deri-30-vjecaree"

Gazeta Express

05/01/2020 9:39

Kosovaret lindin fëmijë më së shumti në moshën 20 deri 30-vjeçare

Gazeta Express

05/01/2020 9:39

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë vitit që lam pas janë kryer rreth 9500 lindje.

Ne raportin e plotë të lindjeve nga 1 janari deri më 31 dhjetor janë evidentuar 7694 gra amvise, 1712 punëtore dhe 92 studente që kanë lindur fëmijë.

Lexo Edhe:

Raporti i klinikës tregon edhe lindjet sipas grupmoshave të grave. Në këtë raport dominon mosha 20-30-vjeçare, gjë që sipas këshillave mjekësore është mosha më e mirë për të lindur fëmijë të shëndoshë.

Gjatë vitit që lam pas në Gjinekologji 259 gra nën moshën 20-vjeçare kanë lindur fëmijë; në moshën 20-30-vjeçe janë 4962 gra; mbi 30 vjeç deri në 40 janë 3928; ndërsa fëmijë kanë lindur edhe 321 gra me moshë mbi 40-vjeçare.