Emiljano Shullazi del nga regjimi “41 bis”, përfundon afatin e izolimit - Gazeta Express
string(68) "emiljano-shullazi-del-nga-regjimi-41-bis-perfundon-afatin-e-izolimit"

Shqiperi

Gazeta Express

02/08/2022 12:02

Emiljano Shullazi del nga regjimi “41 bis”, përfundon afatin e izolimit

Shqiperi

Gazeta Express

02/08/2022 12:02

Pas dy vitesh në regjim të posaçëm Emiljano Shullazi, Alibion Aliko, dhe Genci Balla kanë lënë ambientet e 41-Bis.

Burime bëjnë me dije se vetëm një ditë me parë atyre I kanë mbaruar aftet e regjimit të posaçëm duke lënë përfundimisht këto ambientet.

Lexo Edhe:

Ndërkohë që në qelitë e “41 bis” vijojnë të izoluar Redjan Rrahja, Arbër Çekaj, Aleksandër Llanaj, Viktor Ymeri, e vëllezerit Klemend e Eldi Cala.

Regjimi “41 bis” ka nisur të aplikohet në burgjet e vendit tonë në janar të vitit 2019, i marrë nga përvoja italiane. Thelbi i këtij regjimi është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë.

Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj.

Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

/Gazeta Express