Dita 22 e grevës, naftëtaret: Ndaloni sms kërcënuese, nuk tërhiqemi - Gazeta Express
string(64) "dita-22-e-greves-naftetaret-ndaloni-sms-kercenuese-nuk-terhiqemi"

Dita 22 e grevës, naftëtaret: Ndaloni sms kërcënuese, nuk tërhiqemi

Gazeta Express

05/11/2020 10:28

Në ditën e 22 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e naftëtareve të rafinerisë së Ballshit është e rënduar. Ato shprehen se gjendja e tyre është e vështirë dhe nga ana psikologjike, megjithatë, ato janë të vendosura se nuk do të dorëzohen, ndërsa kërkuan që kërkesat e tyre të plotësohen.

“Situata janë është e rëndë dhe e vështirë nga ana psikologjike. Po vuajmë për bukën e gojës. Ne duam vetëm bukën e gojës të premtuar nga kryeministri Rama. Faleminderit presidentit qe reagoi sepse kjo jona është greve ekonomike jo politike. Nuk dorëzohemi dhe nuk dalim nga ambientet e qendrës shëndetësorë derisa te marrim lekët.”, thanë naftëtaret.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, denoncojnë se kanë marrë mesazhe dhe telefonata kërcënuese, ku iu është kërkuar që të ndërpresin grevën e urisë.

“Apeli vazhdon ndaj qeverisë dhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Kemi pasur mesazhe dhe thirrje me privat dhe këto janë partiake. Nuk kemi për borxhe të dëgjojmë ato telefonata kërcënuese për të lënë grevën.
Jemi te ngujuara ekonomikisht. Shpresa eshte që Rama te vije ketu e te dialogojme, “Ja sheshi, ja mejdani “. Ne brenda ne greve ai jashtë në shesh. Ne duhet te jemi pranë familjeve tona jo ketu, ndaj duam nje zgjidhje sa me pare. Deputeti i zonës mos te vij vetëm në Ballsh sa të hajë dreke. Të zbres deri tek gratë e të shikoj çfarë behët. Nga greva nuk dalim.”, pohuan grevistet.