Besa Security investon në luanët elektrik të brendit Peugeot - Gazeta Express
string(60) "besa-security-investon-ne-luanet-elektrik-te-brendit-peugeot"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2021 11:41

Besa Security investon në luanët elektrik të brendit Peugeot

Lajme

Gazeta Express

05/05/2021 11:41

Ndotja e ajrit është problem i madh për miliona njerëz në të gjithë botën. Mjedisi ynë luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë. Për të pasur shëndet të mirë, duhet të kemi ambient të sigurt dhe të pastër për të jetuar në të.

Është obligim i çdo kompanie që të filloj të kujdeset që aktiviteti i tyre biznesor të ndikojë sa më pak në ndotjen e ajrit dhe të merr hapa të duhur që mjedisi ku jetojmë të jetë çdo ditë e më i shëndetshëm. Prandaj, bizneset duhet të fillojnë për të gjetur mënyra që ndikimi i tyre në ambient të jetë sa më i mirë dhe ndotja e ajrit të ulet hap pas hapi.

Lexo Edhe:

Besa Security është kompania më e madhe e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe kompania e parë në Kosovë e cila ka filluar ofrimin e shërbimeve të monitorimit me alarm të thyerjes dhe intervenim me patrulla 24/7. Besa Security ofron qetësi shpirtërore për mijëra klient, falë rrjetit të saj të patrullave intervenuese, qendrës më moderne të monitorimit dhe shërbimeve të integruara të sigurisë. Kompania krenohet me një gamë të gjerë pajisjesh dhe shërbimesh profesionale me cilësi të lartë, duke plotësuar kërkesat dhe duke shtuar rahatinë e klientëve!

Besa Security, një brend prestigjoz me rreth 18 vite përvojë dhe me mbi 1,000 punëtorë ka zgjedhur brendin Peugeot të përfaqësuar në Kosovë nga Mercom Company për ta furnizuar me 12 vetura 100% elektrike të tipit e-2008. Sepse, kur mprehtësia e shqiponjës dhe fuqia e luanit gërshetohen në një vend, atëherë kemi vetëm një përgjigje – Madhështinë dhe Sigurinë.

Arsyeja kryesore që e shtyu kompaninë lidere në Kosovë që të investoj në vetura 100% elektrike të brendit Peugeot është zvogëlimi i emetimeve që kontribuojnë në ndryshimin e klimës dhe kështu të zvogëlojnë dëmet ekologjike dhe të përmirësojnë shëndetin publik.

Peugeot e përfaqësuar nga Mercom Company, me shpikjet e saj kryesore dhe morinë e sukseseve të viteve të fundit, ka shkruar disa nga faqet më të mira të historisë së automobilave. Dhe, me sfidat e reja për shekullin 21, aventura e PEUGEOT po vazhdon të na tregojë suksese të njëpasnjëshme.

Makinat 100% elektrike janë mekanikisht shumë më të thjeshta, kështu që kërkesat për mirëmbajtje janë shumë më të lira. Veturat 100% elektrike e-2008 na japin përfitime shtesë, si:

– Efiçenca ekonomike në afat të shkurtër dhe të gjatë
– Ofrimi i nivelit të komoditetit në vozitje falë motorëve të qetë dhe pa dridhje
– Mbushja e veturës për 30 minuta
– Mundësia e udhëtimit deri në 320 km me një mbushje

Ky është vetëm një hap drejt ruajtjes së mjedisit nga Besa Security, pasi që Besa Security planifikon që në vazhdimësi të ndërrojë flotën e saj në makina elektrike dhe të përdor edhe forma të tjera të ruajtjes së mjedisit, për një cilësi më të mirë jetese.

Besa Security inkurajon edhe kompanitë e tjera në Kosovë që të kontribuojnë në mjedis duke investuar në makina elektrike!

E KE BESËN!

DCIM\100MEDIA\DJI_0129.JPG