Aziz Salihu përgatitet për turneun “Zahir Pajaziti”, kërkon përkrahje financiare - Gazeta Express
string(77) "aziz-salihu-pergatitet-per-turneun-zahir-pajaziti-kerkon-perkrahje-financiare"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/07/2021 14:52

Aziz Salihu përgatitet për turneun “Zahir Pajaziti”, kërkon përkrahje financiare

Sporte tjera

Gazeta Express

02/07/2021 14:52

Legjenda e boksit, Aziz Salihu është duke i bërë përgatitjet e fundit për turneun memorial ndërkombëtar të boksit, “Zahir Pajaziti”. Ky turne tradicional është planifikuar të mbahet më 11 korrik nga ora 16:00 në Sheshin e qytetit të Podujevës. Në këtë turne do të marrin pjesë garues nga Shqipëria, Zvicra, Maqedonia e Veriut, Danimarka, Sllovenia e Bullgaria, krahas boksierëve nga Kosova, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Deri tash, legjendës së boksit në përkrahje i ka dalë Komuna e Podujevës, në krye me kryetarin Shpejtim Bulliqi. Por, “Zizi” është ankuar se kjo përkrahje nuk është e mjaftueshme. Atij i nevojiten mjete të tjera financiare për ta realizuar projektin e tij.

Prandaj, boksieri më i madh shqiptar kërkon mbështetje nga institucionet private, mbi të gjitha nga bizneset në qytetin e Podujevës për ta jetësuar në mënyrën më të mirë të mundshme turneun e boksit “Zahir Pajaziti”. /Gazeta Express/