Arian Çani: Arben Ahmetaj është hamshor, femrat e kanë qejf - Gazeta Express
string(57) "arian-cani-arben-ahmetaj-eshte-hamshor-femrat-e-kane-qejf"

Arian Çani: Arben Ahmetaj është hamshor, femrat e kanë qejf

Shqiperi

Gazeta Express

02/06/2021 20:58

Arian Çani deklaroi sot në studion e lajmeve të MCN TV se qeveria “Rama 3” do të ketë në përberje të sa vetëm gra dhe një burrë të vetëm.

Sipas Çanit burri i vetëm do të jetë Arben Ahmetaj, i cili siç u shpreh gazetari konsiderohet tip hamshori dhe femrat e shohin si mashkull.

Lexo Edhe:

“Është krijuar ideja që është tigri dhe e duan”. Gazetari gjithashtu tha se janë hapur fjalë se edhe presidentja e ardhshme do të jetë grua, por ende nuk mund të flitet për emra.

“Unë nuk i jap një rëndësi të madhe se kush do jenë ministrat aq më tepër që ministrat nuk janë gjë tjetër veçse zgjatime të Ramës.

Po të kishte mundësi ai nuk do t’i quante ministra, por punëtorë që zbatojnë urdhrat e tij. Ai hyn te njerëzit vendimarrës që nuk kanë nevojë për ministra me autoritet.

E rëndësishme për të është që ata të mos kthejnë fjalën dhe kur ky u thotë diçka ata ta mbarojnë menjëherë. Jam i bindur që as ai vetë nuk e di cilët do të jenë ministrat, ai do bëj arnime, por thonë që një nga surprizat e tij do jetë që në kabinetin e ri do jenë të gjitha ministre femra, përveç Arben Ahmetajt, që thonë se është tip hamshori dhe femrat e shohin si mashkull.

Është krijuar ideja që është tigri dhe e duan. Përveç kësaj thonë që edhe presidentja e ardhme do jetë femër.

Nuk mund të them emra por shumë shpejt do ketë rrjedhje informacioni. Ai hap fjalë dhe bën sikur s’di gjë por të gjithë i dinë të gjithë.

Rama nuk ishte në asamble dhe parashikimet e mia po konfirmohen. Nuk ka asgjë që mund ti ndalë Ramës një udhëtim drejt Turqisë. Jemi në një rrugë interesante dhe zhvillime të reja presim të dëgjojmë”, tha ai.