Andre Onana ka bërë një gafë të madhe në debutimin e tij në “Old Trafford”.
Përforcimi i kësaj vere i Manchester Unitedit pësoi gol nga gjysma e fushës në miqësoren që “Djajtë e Kuq” po e zhvillojnë ndaj Lensit, shkruan Gazeta Express.
Portieri kamerunas bëri një dalje të gabuar, që u shfrytëzua në mënyrën më të mirë të mundshme nga Florian Sotoca.
Ndryshe, Man United është duke fituar në këtë ndeshje. Rezultati momental është 3:1.
Për skuadrën e Erik ten Hag kanë shënuar Marcus Rashford, Antony dhe Casemiro. /Gazeta Express/