Tahiri tregon për sa javë mund të tërhiqen paratë nga Trusti - Gazeta Express
string(60) "tahiri-tregon-per-sa-jave-mund-te-terhiqen-parate-nga-trusti"

Gazeta Express

11/08/2020 12:12

Tahiri tregon për sa javë mund të tërhiqen paratë nga Trusti

Gazeta Express

11/08/2020 12:12

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se tërheqja e 10-përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve, nuk do të mundë të bëhet deri pas rreth tri javësh, raporton Express

“Nuk mund të jap datë sepse do të kishte qenë e padrejtë. Ligji është në komision parlamentar dhe besoj që deri në fund të kësaj jave shkon në lexim të parë dhe pastaj me procedurë të shpejtë në lexim të dytë që nënkupton që s’ka shans që brenda 10 ditëve të kalojë në Kuvend. Pastaj duhen disa ditë që Ligji të hyjë në fuqi, pra dy javë dhe pastaj është procedura e aplikimit, që nënkupton para tri jave, me qenë real dhe i sinqertë, nuk do të mundë të ndodhë”, ka thënë Tahiri.

Lexo Edhe:

Ai ka treguar edhe për procedurën se si mund t’i tërheqin qytetarët kursimet.

“Trusti ka përgatitë një platformë online që po besojmë që të jetë gati brenda dy javëve. Procedura është e thjeshtë. Vendoset numri personal në ueb-faqe dhe numri i xhirollogarisë dhe pastaj verifikohet me Bankën Qendrore të Kosovës dhe paratë e Trustit do të dalin në xhirollogaritë e njerëzve që janë përfitues, rrjedhimisht që aplikojnë dhe për tri ditë u dalin paratë në xhirollogari”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, Fondi Pensional i Kursimeve ka bërë me dije dje se është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës të cilat do t’u mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10-përqindëshit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Trusti ka njoftuar se është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit.

“Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të presë derisa ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare)”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express