Kthehu lart

Zyrtare: Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e FIFA-s (Foto)

Zyrtare: Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e FIFA-s (Foto) GazetaExpress E hënë, 09 Janar 2017 13:30

Lionel Messi, Neymar, Luis Suarez dhe lojtarët tjerë të Barcelonës nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e FIFA-s

Lajmi është bërë i ditur nga klubi, të cilët përmes një komunikate kanë shpjeguar arsyet pse lojtarët e tyre nuk do të udhëtojnë për në Zvicër, ku do të ndahet çmimi për “Lojtarin më të mirë për vitin 2016”, transmeton Gazeta Express.

“Prioriteti kryesor i jonë është ndeshja kundër Athletic Bilbaos të mërkurën dhe për këtë nuk do të marrim pjesë në ceremoninë e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit. Barcelona dëshiron të falënderojë presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, por më të rëndësishme konsiderojmë ndeshjen kundër Athletic Bilbaos dhe lojtarët duhet të pushojnë”, shkruhet në komunikatën e klubit katalunas.

Messi është finalist për “lojtarin më të mirë” së bashku me yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe favoritin dhe fituesin aktual të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldon. /Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 09 Janar 2017 13:30
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Merr lajmet e fundit

    • De Biasi e pranon: Kosova do të ia marrë lojtarët Shqipërisë 0

    Të tjera