Zyrtare: Hadergjonaj nënshkruan me Huddersfield

​Florent Hadergjonaj edhe zyrtarisht ka nënshkruar me skuadrën angleze, Huddersfield

GazetaExpress

Skuadra angleze, Huddersfield ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin e djathtë Florent Hadergjonaj.

Përfaqësuesi i Zvicrës ishte i huazuar këtë sezon me të drejtë blerje nga Ingolstad, mundësi të cilën e ka shfrytëzuar skuadra angleze.

“Huddersfied është i lumtur të ju njoftojë se ka kompletuar transferimin e Florent Hadergjonajt nga skuadra e Ingolstadt”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Hadergjonaj ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2021. /Express/

Të tjera

Lajmet e fundit