Kthehu lart

Zyrtare: Dështaku i Interit kthehet të ish-skuadra

Zyrtare: Dështaku i Interit kthehet të ish-skuadra GazetaExpress

.

Dështaku i Interit, Gabriel Barbosa, i është ribashkuar Santosit në bazë të një marrëveshjeje për huazim 12-mujor, njofton klubi brazilian.

Sulmuesi brazilian iu bashkua “Zikaltërve” në verën e vitit 2016 për plot 33.5 milionë euro, por dështoi ta nisë qoftë edhe një ndeshje nga fillimi për gjigantin italian dhe shënoi vetëm një gol gjatë gjithë qëndrimit të tij në klub, transmeton Express.

Ndërkohë, huazimi i tij i pasuksesshëm nga Interi në Benfica u ndërpre këtë muaj, me vetë lojtarin e njohur si Gabigol që e kishte bërë të qartë se e dëshironte rikthimin te ish-klubi i tij.

“Gabigol kthehet në Santos FC”, e ka konfirmuar klubi në uebsajtin e tij zyrtar. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 25 Janar 2018 16:33
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera