Kthehu lart

Zyrtare: Albin Tahiri debuton në Lojërat Olimpike Dimërore më 15 shkurt

Zyrtare: Albin Tahiri debuton në Lojërat Olimpike Dimërore më 15 shkurt GazetaExpress

Për shkak të erërave të forta gara e sotme e skitarit Albin Tahiri në Lojërat Olimpike Dimërore është shtyrë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka konfirmuar se gara në lëshim të shpejtë, që ishte dashur të zhvillohej sot, është shtyrë për 15 shkurt.

Kurse ajo e sllallomit të madh është shtyrë për 16 shkurt.

“Gara e sotme e paraparë të mbahej në lëshim të shpejtë, do të mbahet më 15 shkurt. Ndërkohë, gara e 15 shkurtit në super sllallom të madh, është shtyrë për më 16 shkurt”, thotë KOK-u.

Tahiri është sportisti i vetëm kosovar që po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Korenë Jugore.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Shkurt 2018 10:02
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera