Zidane shpreson se Ronaldo do ta zë Messin

Zidane shpreson që Ronaldo ta zë Messin me gola dhe të fitojë “Pichichin”.

GazetaExpress

Zinedine Zidane beson se Cristiano Ronaldo, që numëron 22 gola pas 4 finalizimeve kundër Gironës, mund ta zë liderin Lionel Messin, që ka shënuar 25.

Në janar të këtij viti, Messi numëronte 18 gola, Ronaldo vetëm 4 – por portugezi po gëzon një formë fantastike muajt e fundit dhe kjo ka bërë që diferenca të shkojë vetëm në tre, 25 me 22 dhe Zizu beson se 33 vjeçari mund ta përmbysë krejtësisht Messin.

“Cristiano tashmë ka shënuar 22 gola, tri prapa Messit dhe shpresojmë ta zë, është e rëndësishme për të dhe për ne gjithashtu. Kur ai luan mirë, i gjithë ekipi luan mirë. Ai është nga një tjetër planet, me të vërtet”, deklaroi Zidane. /Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit