Kthehu lart

​Zidane mund të arrijë atë që nuk e kanë arritur trajnerët e Realit në 59 vitet e fundit

​Zidane mund të arrijë atë që nuk e kanë arritur trajnerët e Realit në 59 vitet e fundit GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 09:59

Real Madrid ka edhe dy ndeshje deri në fund të edicionit, ku në rast fitoreve do të fitonte dy titujt më të rëndësishëm La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

Trajneri francez, Zinedine Zidane për 17 muaj mund të arrijë atë që nuk e kanë arritur trajnerët e Real Madridit në 59 vitet e fundit.

Skuadra e tij është vetëm dy ndeshje larg dy titujve më të rëndësishëm, La Ligas spanjolle dhe Ligës së Kampionëve.

Në La Liga Reali ndeshjen e fundit do ta zhvillojë ndaj Malagas, ndërsa në finale të Ligës së Kampionëve do të luaj ndaj Juventusit.

Në rast se skuadra madrilene i fiton këta dy tituj, atëherë kjo do të ishte hera e parë që Reali fiton dubletën në një edicion që prej vitit 1958.

Zidane kështu do të bëhej trajneri më i suksesshëm i Realit, pasi në 17 muaj do të fitonte pesë tituj, prej tyre dy Liga të Kampionëve, një La Liga, një Superkupë të Evropës dhe një Kupë të Botës për Klube. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Maj 2017 09:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • “Në janar ishte vendosur largimi i Costas” 0

    Të tjera