Kthehu lart

Zidane i lumtur, uron lojtarët

Zidane i lumtur, uron lojtarët GazetaExpress

​Zinedine Zidane ka falënderuar lojtarët e tij për ndeshjen fantastike ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve

Real Madrid ka mposhtur 1:2 PSG-në, për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Pas ndeshjes trajneri Zinedine Zidane është shprehur shumë i lumtur dhe ka falënderuar lojtarët për paraqitjen fantastike.

“Ne duhet të urojmë lojtarët, sepse luajtëm ndeshje shumë serioze. Është e rëndësishme të luajmë kështu. Ne fituam në shtëpi dhe në ndeshjen e kthimit”, tha fillimisht Zidane pas ndeshjes.

Ai foli edhe për Gareth bale, ku tha se është e natyrshme që dëshiron të luajë më shumë, por insistoi se do të jetë i rëndësishëm në ndeshjet tjera. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 06 Mars 2018 23:18
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera