Kthehu lart

Zhegrova: Jam shumë i lumtur që zgjodha Kosovën

Zhegrova: Jam shumë i lumtur që zgjodha Kosovën GazetaExpress

Edon Zhegrova ka thënë se është shumë i lumtur që do ta përfaqësojë vendin e lindjen, pasi zgjodhi të luajë për Kombëtaren e Kosovës

Edon Zhegrova e ka pranuar ftesën e Kombëtares së Kosovës në futboll. Vendimin e madh, ai e ka marr pas takimit që ka pasur të martën me kryetarin e Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

Lajmin, futbollisti kosovar e ka bërë të ditur për Kohavisionin, ku është shprehur tejet i lumtur që do të luajë për vendin e tij të lindjes.

Për Zhegrovën, interesim të madh kishte shprehur edhe Shqipëria, madje, trajneri Cristian Panucci ishte takuar me Zhegrovën për ta bindur që të vishet kuqezi. Për 19 vjeçarin, ishte internuar edhe Belgjika, por që tanimë gjithçka ka marr fund dhe Zhegrova do të debutojë me Kosovë, në ndeshjet miqësore në fund të marsit, kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos.



    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 08:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera