Kthehu lart

Ylli i PSG-së zemërohet me trajnerin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Ylli i PSG-së zemërohet me trajnerin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve GazetaExpress

Julian Draxler është zemëruar me trajnerin e Paris Saint-Germainit, Unai Emery, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve të martën mbrëma.

Parisienët e humben 2-1 ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, pasi golat nga Cristiano Ronaldo dhe Casemiro e vulosen triumfin 5-2 pas dy ndeshjeve për kampionin aktual, transmeton Express.

Ylli gjerman u fut në lojë në 14 minutat e fundit të ndeshjes në “Parc des Princes” por, me PSG-në që tashmë kishte mbetur me një lojtar më pak pas përjashtimit të Marco Verrattit, ai nuk qe në gjendje të ketë kurrfarë ndikimi në rezultat.

“[Trajneri] u tregua i ftohtë”, tha Draxler rreth vendimin të Emery për të mos e futur atë në lojë menjëherë pas golit të barazimit të shënuar nga Cavani.

“S’e dija cka po ndodhte. U befasova dhe zemërova”, ka thënë gjermani për ZDF-në.

“E barazuam rezultatin por asgjë nuk ndryshoi. Është dashur të vazhdonim me presion dhe të sulmonim”, ka shtuar ai. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 09:12
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera