Kthehu lart

Ylli i Interit sot i kryen testet mjekësore te skuadra angleze

Ylli i Interit sot i kryen testet mjekësore te skuadra angleze GazetaExpress

.

Mediat britanike raportojnë se mesfushori i Interit, Joao Mario, do të jetë sot në Londër për të nënshkruar marrëveshje huazimi me West Ham United.

Mesfushori portugez nuk ka mundur të gjejë vend në ekipin startues të Luciano Spallettit  këtë sezon dhe duket se është i hapur për t’i kaluar gjashtë muajt e ardhshëm në kampionatin anglez, transmeton Express.

Gazzetta dello Sport ka raportuar mëngjesin e sotëm se marrëveshja është arritur për një huazim në vlerë 1.1 milionë euro dhe me West Hamin që është pajtuar t’ia paguajë pagën përfaqësuesit portugez.

Sky Sports UK raporton se Joao Mario do të jetë në Londër sot për t’i kryer testet mjekësore, pas të cilave edhe zyrtarisht do t’i bashkohet klubit anglez si lojtar i huazuar. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 25 Janar 2018 14:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera