Ylli argjentinas: Më pëlqejnë Serie A dhe La Liga

Objektivi i Interit, Lautaro Martinez, e ka pranuar se i pëlqen Serie A italiane, por edhe La Liga spanjolle, megjithëse ka insistuar se së pari dëshiron ta fitojë Copa Libertadores me Racing Club.

GazetaExpress

Sulmuesi pritet të nënshkruajë për Interin këtë verë, por deri tani nuk është njoftuar për arritje të ndonjë marrëveshjeje dhe edhe vetë lojtari ka theksuar se asgjë nuk është arritur, transmeton Express.

“Synimi im është të luaj në Evropë”, ka thënë Martinez për AS Argentina.

“Do të ishte shumë mirë të rritem dhe të vazhdoj të mësoj. Kam marrë oferta në të kaluarën por preferova të qëndroja dhe të mësoja”, ka shtuar ai.

“E mbajta premtimin dhe e rinovova kontratën. Dua ta fitoj Copa Libertadores. Pas kësaj do të shoh, më pëlqejnë ligat italiane dhe spanjolle dhe e di se do të përshtatesha atje”, shtoi ai. /Express/

Të tjera

Lajmet e fundit