Kthehu lart

Werner zgjedh Unitedin para Liverpoolit

Werner zgjedh Unitedin para Liverpoolit GazetaExpress

​Timo Werner e ka pranuar se një ditë dëshiron të luajë në Premierligë, ku do të preferonte Manchester Unitedin para Liverpoolit

Sulmuesi gjerman, Timo Werner ka thënë se i pëlqejnë Manchester United dhe Liverpool, por do të preferonte më shumë të luante në Old Trafford.

“Të luajë në Premierligë është ëndrra ime. Ndoshta do të luajë pas disa viteve, sepse për momentin jam shumë mirë në Leipzig.

“United dhe Liverpool janë klubet që i kam shikuar më shpesh të Anglisë. Këto janë dy skuadrat që jam fans i tyre, sepse kanë aq shumë histori. Por, nëse më duhet të zgjedh, atëherë jam më shumë fans i Unitedit se sa Liverpoolit”.

Për Werner po interesohen edhe skuadrat tjera të mëdha si Bayern Munich dhe Real Madrid. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 17:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera