Wenger: Fitore e rëndësishme, por s’jemi kualifikuar

Wenger thotë se Arsenali duhet ta kryejë punën e mbetur në shtëpi, në Emirates, aty ku do të zhvillohet sfida e kthimit javën e ardhshme.

GazetaExpress

Arsenali ka marrë fitore të madhe në ndeshjen e parë në Europa League kundër Milanit (0-2), por Arsene Wenger është me këmbë në tokë, pasi për t’u kualifikuar, ai thotë se duhet luajtur edhe 90 minuta në “Emirates”.

“Është fitore e rëndësishme natyrisht, pas javës jo të mirë që kishim. Por, nuk jemi kualifikuar. Duhet të përfundojmë punën në shtëpi. Jam i lumtur me shpirtin e treguar nga skuadra”, tha Wenger për BT Sport. /Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit