Kthehu lart

“Vinicius tashmë është lojtar i Real Madridit” (Foto)

“Vinicius tashmë është lojtar i Real Madridit” (Foto) GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 18:05

Vinicius Junior tashmë është lojtar i Real Madridit.

Kështu bën të ditur ish presidenti i Flamengos, Kleber Leite, i cili thotë se tashmë klubet kanë arritur marrëveshje për 16 vjeçarin.

Është bërë e ditur se për talentin brazilian, Real Madridi do t’i paguajë 45 milionë euro Flamengos.

“Kam ndjekur më vëmendje zhvillimet e fundit dhe kam qenë i befasuar me disa lajme”, tha fillimisht Leite.

“Shembull, disa shkruajnë se Vinicius Junior ka rinovuar kontratën dhe është afër Real Madridit”, shtoi ish presidenti i klubit brazilian.

“Shokë, Vinicius Júnior nuk është afër transferimit në Real Madrid, ai është tashmë i Real Madridit”, ka deklaruar Leite. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Maj 2017 18:05
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • “Në janar ishte vendosur largimi i Costas” 0

    Të tjera