Kthehu lart

Vettel: “Mercedesi favorit – por Ferrari është gati”

Vettel: “Mercedesi favorit – por Ferrari është gati” GazetaExpress

​Mercedesi, favorit për Botërorin e Formulës 1? “Sigurisht që është e drejtë të konsiderohen ata si pretendentë, pasi janë kampionët në fuqi, por sezoni është i gjatë”, thotë piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel.

Megjithatë, të tjera fjalë “mirëseardhjeje” shpreh Vettel në këtë prag fillimi të kampioantit, me garën e parë të kësaj fundjave në Melbourne të Australisë.

“Kjo është vetëm një garë, por ne kemi besim dhe shumë motivim për të qenë optimistë. Mund të jemi në gjendje edhe më të mirë, por testimet treguan se jemi në një situatë të mirë. Objektivi është të fitoj me Ferrarin, e për këtë duhet të fitoj sa më shumë pikë të mundem në çdo garë”, vijon më tej Vettel.

“Ne jemi gati, do të shohim sesi do të shkojnë gjërat”, shprehet gjermani 4 herë kampion bote, sipas të cilit është privilegj të gjendet në këto rrethana për të treguar sesa vlen.

“Nëse shoh pilotët me të cilët kam garuar deri më sot, janë thuajse të njëjtët që ka koha kur garoja me makinat kart. Sigurisht që kam vlerësimin maksimal për ta, i studioj sepse janë të zotë, por t’i mposht ata është edhe më shumë kënaqësi. Ferrari është skuderia më e rëndësishme dhe me më shumë histori, e objektivi është fitorja. Nëse këtë e bëj kundër Lewis Hamilton, titulli bëhet edhe më i rëndësishëm”, thotë Seb.

Por cilat janë pikat më të dobëta të rivalit britanik? “Të gjithë kemi pika të dobëta, disa janë me natyre karakteri, të tjera në lidhje me garimin. Por unë mendoj vetëm për veten time, e nuk shqetësohem për të tjerët”, thotë Vettel.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Mars 2018 10:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera