Kthehu lart

Veseli vs Strakosha, java e shqiptarëve në Serie A

Veseli vs Strakosha, java e shqiptarëve në Serie A GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 17:05

Në Serinë A, këtë të shtunë luhet një derbi shqiptarësh ai mes Frederik Veselit dhe Thomas Strakoshës

Në Carlo Castelani Empoli do të sfidojë Lazion, aty ku do të përballen shqiptarët, Frederik Veseli dhe Thomas Strakosha.

Por, këtë sfidë pritet ta nisë si titullar vetëm portieri 21-vjecar, derisa Veseli do ta nisë nga stoli – i cili deri më tani ka bërë vetëm 10 paraqitje për ekipin e Giovanni Martusciellos në Serie A.

Nuk diskutohet prania mes shtyllave e Etrit Berishës në sfidën Atalanta-Crotone ashtu si edhe aktivizimi që nga minuta e parë i Elseid Hysajt në ndeshjen Chievo-Napoli. Titullar do të jetë edhe Ledian Memushaj në përballjen Pescara-Genoa.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Shkurt 2017 17:05
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Joshua e Klitschko zbresin në ring (Video) 0

    Të tjera