Kthehu lart

Vdes një polic në përleshjen mes tifozëve të Bilbaos me ata rusë

Vdes një polic në përleshjen mes tifozëve të Bilbaos me ata rusë GazetaExpress

AS raporton se ka ndërruar jetë një polic gjatë përleshjeve mes tifozëve të Bilbaos dhe atyre rusë.

Sipas AS, polici ka vdekur pas një sulmi në zemër kur po tentonte të kontrollonte gjendjen në Bilbao mes tifozëve të Athleticos dhe të Spartak Moskës.

AS raporton se ka disa të lënduar, ndërsa ka edhe të arrestuar për eskalimin e situatës në Bilbao, që nisi dy orë para ndeshjes.

Bilbao humbi 1-2 në shtëpi, por u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 4-3, falë fitores në udhëtim 1 me 3. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Shkurt 2018 23:21
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera