Allegri nuk e do Barcelonën n‘çerekfinale

Allegri ka bërë të ditur se "Zonja e Vjetër" dëshiron t'i shmanget Barcelonës n'çerekfinale të Champions League.

GazetaExpress

Duket se Massimiliano Allegri dëshiron t’i hakmerret Real Madridit për atë humbje 4-1 në finale të Ligës së Kampionëve pasi pas kualifikimit në çerekfinale, ai ka treguar se nuk ia ka frikën asnjë skuadre tjetër, përveç Barcelonës.

“Ekipi i vetëm që nuk e dua (në çerekfinale) është Barcelona. Barcelona çdo vit, Barcelona, Barcelona, Barcelona. Boll më!”, tha Allegri duke qeshur.

Juvenutis preu biletën për çerekfinale pas fitores së madhe në “Wembley” kundër Tottenhamit 1-2. /Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit