Kthehu lart

Tifozët ultras për pak sa nuk e godasin me shishe Ronaldon

Tifozët ultras për pak sa nuk e godasin me shishe Ronaldon GazetaExpress

Pasi e shënoi golin e epërsisë për Real Madridin në “Parc des Princes” kundër PSG-së, Cristiano Ronaldo për pak sa nuk u godit nga një shishe e plastikes që ishte hedhur nga tribunat në drejtim të tij.

Ai gol ia shoi shpresat PSG-së për të kaluar në çerekfinale, pas të cilës portugezi festoi duke rrëshqitur në gjunjë, përqafuar Dani Carvajalin dhe duke u kthyer kah tifozët, transmeton Express.

Ky ishte momenti kur ai u gjuajt me shishe, të cilën e shmangu për pak.

Tifozët ultras të PSG-së bënë dy herë që ndeshja të ndërpritej duke hedhur raketa ndriçuese në fushë. /Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 08:57
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera