Kthehu lart

Tenis, Alexander Zverev triumfon në Madrid

Tenis, Alexander Zverev triumfon në Madrid GazetaExpress

Alexander Zverev është fituesi i turneut Masters të Madridit. Talenti gjerman mposhti në finale një prej lojtarëve më të mirë në qarkullim në sipërfaqet me dhè, pikërisht Dominic Thiem me rezultatin 2-0 me sete 6-4; 6-4

Me këtë fitore ai e çon në 3 numrin e trofeve të fituar në turnetë Masters për të përfshirë veten mes tenistëve në aktivitet që kanë triumfuar në të paktën 3 kompeticione të tille duke iu bashkuar me ‘4 Fantastikët’, Nadal, Djokovic, Federer dhe Murray.

Ndërsa për Thiem ky është viti i dytë radhazi që humbet finalen e Madridit, vitin e kaluar humbi ndaj Nadal të cilin e eliminoi në çerekfinale këtë vit.

Për Zverev, ai i Madridit është jo vetëm titulli i tretë në Turnetë Masters, por është edhe i 8-ti në total në karrierën e tij të re dhe i dyti për vitin 2018 pas suksesit të arritur në Stuttgart, edhe ky eveniment në sipërfaqet me dhè.

Ndërsa për Thiem, kjo është finalja e 6 e humbur në 15 të luajtura dhe e para e humbur në 2018 pas triumfit në Buenos Aires.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Maj 2018 10:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera