Kthehu lart

Skuadra angleze e dëshiron Asension

Skuadra angleze e dëshiron Asension GazetaExpress

​Marco Asensio është në top formë në ndeshjet e fundit me skuadrën e tij Real Madrid

Trajneri Zinedine Zidane në fillim të sezonit nuk i kishte besuar shumë Marco Asensios, i cili në ndeshjet e fundit është bërë shumë i rëndësishëm.

Asensio asistoi dy herë në fitoren 3:1 ndaj PSG-së në Santiago Bernabeu dhe ishte njëri nga më të mirët në fitoren tjetër 1:2 në Paris.

Kjo ka bërë që Chelsea të mendojë transferimin e tij gjatë verës së ardhshme, shkruan Don Balon.

Por, transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë, pasi Florentino Perez beson se ai është e ardhmja e Realit. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 08:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera