Kthehu lart

Sigal Prishtina përmbysi Bashkimin

Sigal Prishtina përmbysi Bashkimin GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 20:46

Sigal Prishtina e ka mposhtur Bashkimin për ta quar serinë e finaleve në 2:1

Sigal Prishtina ka përmbysur gjithçka në serinë e finaleve në Basketboll, duke e mposhtur Bashkimin në ndeshjen e tretë me rezultat 81:65, shkruan Gazeta Express.

Në sfidën që u zhvillua në Pallatin e Rinisë, ndryshe nga java që lamë pas, vendasit triumfuan me 16 pikë diferencë – duke bërë paraqitje më të mirë.

Ndeshjen e parë e fitoi Bashkimi në Pallatin e Rinisë, derisa Prishtina fitoi ndeshjen e dytë në Prizren, derisa tani përmbysi gjithçka me triumfin në shtëpi për ta quar në 2:1 serinë e finaleve.

Ndeshja e katërt zhvillohen të mërkurën dhe mbetet të shihet nëse kampioni do të mësohet aty, apo Bashkimi do të arrijë të barazojë gjithçka dhe për të luajtur edhe një ndeshje, që do të përcaktonte fituesin. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Maj 2017 20:46
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Zidane kërcënon Juventusin, ja çka do të bëjë Ronaldo në finale (Foto) 0

    Të tjera