Kthehu lart

Shtatë vjet, një miliard euro, prapëseprapë asnjë gjysmëfinale në Ligë të Kampionëve

Shtatë vjet, një miliard euro, prapëseprapë asnjë gjysmëfinale në Ligë të Kampionëve GazetaExpress

Shumë njerëz do t’ju thonë se paraja s’mund t’jua blejë lumturinë. Megjithatë, mund t’jua blejë Ligën e Kampionëve dhe për PSG-në kjo është e tëra që ka rendësi.

E gjitha nisi më 2011. Nasser Al-Khelaifi mbërriti dhe ringjalli shpresat në Qytetin e Dashurisë dhe kishte një plan. Më vonë, pas më shumë se 110 milionë euro investime, me Javier Pastoren si emër i veçuar, PSG-ja nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve, transmeton Express.

Pas kësaj, ishte Barcelona ajo që ia mohoi përparimin gjigantit francez në këtë garë prestigjioze. Klubi katalan i rrëzoi tri herë nga Liga e Kampionëve, por jo para se PSG të derdhte para për t’i sjellë në skuadër lojtarët si Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva dhe Lavezzi. Gjithmonë përfundonte në çerekfinale, një fazë të cilën nuk e ka kaluar asnjëherë në pesë vitet e fundit.

Në sezonin 2013-14, pas edhe një vere investimesh të mëdha, ishte Chelsea ai që e nokautoi PSG-në, që në atë kohë kishte në radhët e veta Edinson Cavanin e yje tjera.

Vitin e kaluar, Barcelona triumfoi përsëri pasi bëri njërin prej rikthimeve më të mëdha në histori të sporteve. Si pasojë, PSG-ja i shpenzoi më shumë se 450 milionë euro këtë verë, të cilat s’i ndihmuan ta shmangë eliminimin nga faza e njëjtë e garës.

Këtë herë ishte radha e Real Madridit.

Mbase kjo tregon se, në tregun e futbollit ku paraja flet, përsëri nuk mund të të blejë gjithçka. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 14:41
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera