Kthehu lart

​Shkëndija nënshkruan me mbrojtësin kosovar

​Shkëndija nënshkruan me mbrojtësin kosovar GazetaExpress

KF Shkëndija e ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin kosovar Leard Sadriu.

Mbrojtësi 16-të vjeçar vjen nga radhët e Ferizajit, ndërsa me kuqezinjtë ka firmosur kontratë për tre vitet e ardhshme.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtës të talentuar, i cili në bazë të moshës dhe fizikut pritet në të ardhmen të rritet në lojtar cilësor.

“Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e një skuadre të madhe si që është Shkëndija. Për mua është kënaqësi që më jepet shansi të vij këtu dhe do të punoj shumë për të arsyetuar besimin e klubit. E di se konkurenca është e madhe dhe se te Shkëndija kërkohet shumë punë, por kam pranuar këtë sfidë me dëshirë dhe bindje se do të jap më të mirën”, shprehet i riu Sadriu pasi firmosi zyrtarisht kontratën me KF Shkëndija.

Kosovari është pjesë e ekipit në Antalia të Turqisë, ndërsa pas vetes veç më ka lënë minutat e para si kuqezi në testet e kësaj faze me Pobedën dhe Zurich-un. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 25 Janar 2018 12:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera