Kthehu lart

“Sapo ta nënshkrova urdhrin e vdekjes” – Doktori olimpik i SHBA-së dënohet me 175 vjet burg për abuzim seksual

“Sapo ta nënshkrova urdhrin e vdekjes” – Doktori olimpik i SHBA-së dënohet me 175 vjet burg për abuzim seksual GazetaExpress

Ish-doktori i ekipit olimpik të gjimnastikës të SHBA-së, Larry Nassar, është dënuar 40 deri më 175 vjet burgim për sulme seksuale ndaj mbi 150 vajzave dhe grave të reja

Nassar është deklaruar i fajshëm për 10 pika të aktakuzës për sulm seksual kundër vajzave dhe grave të reja, përfshirë garueset olimpike, raporton CNN, përcjell Express.

Gjykatësja Rosemarie Aquilina e ka refuzuar kërkimfaljen e Nassarit duke e cilësuar atë të pasinqertë dhe i është drejtuar atij me fjalët: “Pjesën e mbetur të jetës do ta kalosh në errësirë”.

Nassar, 54-vjeçar, veçse ka qenë i dënuar me 60 vjet burgim për posedim të pornografisë së fëmijëve.

“Ende nuk të ka gjetur çka e meriton. As qentë e mi s’do t’i dërgoja te ti për t’u kontrolluar, zotëri”, i është drejtuar gjykatësja pedofilit Nassar.  

E në momentin kur ia ka shpallur dënimin me burgim, ajo i ka thënë Nassarit: “Sapo ta nënshkrova urdhrin e vdekjes”.

Në total 156 vajza dhe gra të reja kanë dëshmuar kundër Nassarit në seanca gjyqësore për shtatë ditë me radhë.

Ato kanë zbuluar se si ish-doktori i ekipit olimpik të gjimnastikës të SHBA-së do t’i thërriste ato për t'i trajtuar, por në vend se t’ua largonte dhimbjet, ua vidhte pafajësinë. Ato ishin aq të reja saqë vetëm plot vite më pas e kanë kuptuar se ai në fakt i kishte abuzuar ato seksualisht. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 25 Janar 2018 14:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera