Kthehu lart

Sampaoli dëshpëron Barcelonën

Sampaoli dëshpëron Barcelonën GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 18:41

Jorge Sampaoli do të marrë drejtimin e Argjentinës.

Nuk ka më asnjë dyshim, Jorge Sampaoli do të largohet nga Sevilla në fund të sezonit, pasi do të marrë drejtimin e Argjentinës.

Është vetë trajneri i andaluzianëve që konfirmon atë që mediat e kanë zbuluar prej kohësh.

Sampaoli u emërua në krye te Sevillas qershorin e kaluar dhe tani që skuadra e tij e ka siguruar vendin e katërt, nuk e ka problem ta pranojë divorcin.

Ai shihet si pasardhës edhe i Luis Enriques, por dëshiron vetëm stolin e Argjentinës.

“Gjithmonë e kam pasur ëndërr të drejtoj Argjentinën dhe tani që më është dhënë mundësia, nuk mund ta hedh poshtë. Fatkeqësisht më duhet të ndërpres karrierën me Sevilla, ku e nisa shumë mirë. Tani nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të zgjidhen problemet e fundit mes Federatës së Argjentinës të Futbollit dhe drejtuesve të Sevillas, sigurisht pas ndeshjes me Osasunën”, tha ai.

Sampaoli këmbëngul se nuk do ta kishte braktisur Sevillan për një klub tjetër, sado i rëndësishëm të jetë, por oferta e bërë nga vendlindja e tij është një ëndërr e shndërruar në realitet.

“Nuk do të shkoja kurrsesi te një skuadër tjetër, por kur bëhet fjalë për kombëtaren kthehet në cështje dashurie për vendin tim. Më ka pëlqyer projekti i Sevillas dhe do të kisha dashur të luftojë për titullin sezonin e ardhshëm, por e përsëris kësaj oferte nuk mund t’i thosha jo”, shtoi Sampaoli. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Maj 2017 18:41
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Zyrtare: Caktohen datat e dy El Clasicove për Superkupën e Spanjës (Foto) 0

    Të tjera