Kthehu lart

Sadiku me maskë në stërvitje me Levanten

Sadiku me maskë në stërvitje me Levanten GazetaExpress

​Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Levantes, Armando Sadiku kishte thyer hundën pas përplasjes me ish-portierin e Real Madridit dhe Milanit, Diego Lopez

Pas incidentit të së dielës, në sfidën Levante-Espanyol, sulmuesi i është rikthyer tashëm stërvitjes me skuadrën, ku po përgatitet për ndeshjen e fundjavës.

Sadiku është parë të stërvitet me maskë në fytyrë, për të mbrojtur ashtin e hundës.

Sulmuesi i Kombëtares u transferua te Levante më 31 janar dhe deri tani ka luajtur në dy takime si titullar, por pa shënuar ende asnjë gol. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 23:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera