Kthehu lart

​Rusia dhe dopingu, sërish mendohet përjashtimi i saj

​Rusia dhe dopingu, sërish mendohet përjashtimi i saj GazetaExpress

Federata Ndërkombëtare e Atletikës duket se do të ashpërsojë sanksionet ndaj Rusisë për shkak të dopingut, pavarësisht vendimit të marrë nga IOC pas Lojërave Olimpike Dimërore për të ripranuar Komitetin Olimpik Rus.

Në Birmingham ku u zhvillua edhe Kampionati Botëror i Atletikës së Sallave të Mbyllura, u mbajt mbledhja e Këshillit të IAAF ku u diskutua deri në përjashtimin e mundshëm të Rusisë.

Ishte Task Force e drejtuar nga norvegjezi Rune Anderson që e dha sugjerimin për ashpërsimin e këtyre sanksioneve, pasi sipas tij janë plotësuar vetëm disa nga kushtet e vendosura për riintegrimin e sportistëve rusë.

Për shembull, nuk ekziston ende ndonjë plan që të tregojë numrin e përshtatshëm të testeve antidoping që do të kryhen gjatë këtij viti. Ai shtoi gjithashtu se edhe Agjencia Antidoping Ruse nuk është riintegruar nga ajo Botërore Antidoping, WADA.

Në fund të mbledhjes, Këshilli i IAAF theksoi se nëse nuk do të shohë progres të mëtejshëm të Federatës Ruse të Atletikës në luftën kundër dopingut.

Në mbledhjen e radhës së tij nuk përjashtohet mundësia që të merret vendimi për përjashtimin e sportistëve të saj dhe këtu përfshihen edhe ata që së fundmi janë lejuar të garojnë si neutralë në evenimentet ndërkombëtare. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 20:20
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera