Kthehu lart

​Rrëfimi emocionues i Celinës: Nuk donim të vriteshim

​Rrëfimi emocionues i Celinës: Nuk donim të vriteshim GazetaExpress

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka gjatë një intervistë për Eadt.co.uk ka treguar rrugëtimin e tij të fëmijërisë për ikjen nga Kosova gjatë periudhës së luftës

Celina, i lindur në Prizren më 1996, në moshën dy vjeçare kishte ikur nga Kosova për të shkuar në Drammen të Norvegjisë, transmeton Koha.net.

“Isha dy vjeç kur shkuam në Norvegji, për shkak të asaj që ndodhi në ish-Jugosllavi. Njerëzit vdisnin, po vazhdonin të vriteshin – është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë. Kjo ishte arsyeja që u larguam, nuk donim që të vriteshim”, shprehet Celina, 21 vjeçar.

Celina gjithashtu sqaron se sa e vështirë ishte për të që të zgjidhte ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës, përderisa në U15 dhe U21 kishte luajtur për Norvegjinë. Por, kur Kosova u anëtarësua në UEFA dhe FIFA në maj të 2016 ai vendosi për vendlindjen e tij.

Ai tregon se nuk kishin ndikuar prindërit në vendimin e tij për ta zgjedhur Kosovën.

“Jam rritur në Norvegji, prandaj jam ndier norvegjez kur kam jetuar atje. Megjithatë e dija se isha prej një vendi tjetër. Kur erdhi momenti që të vendosja të zgjedhja për kë të luaj, Norvegjinë apo Kosovën ishte një moment shumë i vështirë për mua. Si fëmijë doja të luaja për Norvegjinë, por nuk kishim përfaqësuese kosovare në atë kohë dhe nuk e dija se do të ndodhte, dhe më pas e kishim një kombëtare dhe kjo ndryshoi gjithçka. Prindërit nuk më thanë asgjë, duhej të vendosja unë dhe çfarë ndjeja, dhe kjo ishte çfarë ndjeja”, thotë ai, transmeton Koha.net.

Celina tregon se çfarë ndjen kur luan me Kosovën, dhe se është i nderuar që luan për përfaqësuesen.

“Është një ndjenjë ndryshe (të luash për Kosovën) për shkak të asaj nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë. Të gjithë në ekip kanë tregimin e tyre për familjet e tyre. Është një nder i veçantë që mund të luaj për ta. Kemi shumë talenta të rinj dhe disa lojtarë të mirë. Do të na duhet kohë për të hyrë në gara të mëdha, por mendoj se do të ndodhë”, ka thënë Celina.

Celina thotë se fansa më i madh i tij është babai i tij, i cili e ka përkrahur në çdo hap të karrierës së tij.

21 vjeçari ka folur edhe për të ardhmen e tij, për të cilën beson se do ta ketë të Manchester City.

Ai thotë se ëndërron të luajë në Premier Ligë me klubin e tij Manchester City, që përkundër konkurrencës së fortë atje ka besim se mund të luajë aty.

“Jam në kontakt me ta çdo javë, disa herë në javë. E di se më vëzhgojnë, më mbështesin, dhe duan që të kem sukses. E di se besojnë se jam mjaftueshëm i mirë që të hyjë në ekipin e tyre”, ka thënë ai.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Dhjetor 2017 23:10
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera

    • Lionel Messi humbi penalltinë

      Lionel Messi humbi penalltinë 0

    • Barcelona nuk di të ndalet, shënon sërish Suarez

      Barcelona nuk di të ndalet, shënon sërish Suarez 0