Kthehu lart

Ronaldo e barazon edhe një rekord tjetër në Ligë të Kampionëve

Ronaldo e barazon edhe një rekord tjetër në Ligë të Kampionëve GazetaExpress

Forma e jashtëzakonshme e Cristiano Ronaldos në Ligë të Kampionëve vazhdoi edhe të martën mbrëma, gjersa portugezi e barazoi edhe një rekord tjetër duke shënuar ndaj Paris Saint-Germainit.

Ylli i Real Madridit shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 51-të në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales kundër PSG-së në “Parc des Princes”, transmeton Express.

Me një goditje të fuqishme me kokë pas harkimit nga Lucas Vazquez, Ronaldo shënoi gol për të nëntën ndeshje më radhë në Ligë të Kampionëve, duke e barazuar rekordin e vendosur nga ish-ylli i Manchester United, Ruud van Nistelrooy, mes 2002 dhe 2003. /Express/   


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 10:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera