Kthehu lart

Ronaldo – bashkëlojtarëve: Guxim, kemi shumë beteja për t’i fituar

Ronaldo – bashkëlojtarëve: Guxim, kemi shumë beteja për t’i fituar GazetaExpress

Cristiano Ronaldo u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve te Real Madridi, si dhe tifozëve të kenë kurajë pas eliminimit nga Kupa e Mbretit.

Ronaldo nuk luajti asnjë minutë e madje nuk ishte as i ftuar në humbjen 2-1 të Real Madridit ndaj Leganes mbrëmë në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Reali e kishte fituar ndeshjen e parë në Leganes me rezultat minimal, por dy golat e shënuara si mysafir e dërguan këtë të fundit në gjysmëfinale të kësaj gare, transmeton Express.

Me 19 pikë mbrapa liderit, Barcelonës, në La Liga kur ka kaluar gjysma e sezonit dhe eliminimit të freskët nga Kupa e Mbretit, Real Madridit i ka mbetur të luftojë vetëm në një front, Ligën e Kampionëve, ku për kundërshtar në fazën e eliminimit direkt do ta ketë një skuadër shumë të fortë, PSG-në.

Prandaj, e ardhmja e Zinedine Zidanit dhe disa lojtarëve do të varet shumë nga ky duel.

Pas kritikave dhe pesimizmit, Cristiano Ronaldo e ka zgjedhur rrjetin social Twitter për të dërguar mesazh pozitiv.

“Kurajë skuadër. Kurajë madrilenë. Ende kemi shumë beteja për t’i fituar”, ka shkruar ylli portugez. /Express/ 


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 25 Janar 2018 16:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera