Kthehu lart

Rashford, e ardhmja e futbollit botëror (Video)

Rashford, e ardhmja e futbollit botëror (Video) GazetaExpress

Rashford ka debutuar me gol edhe në Ligën e Kampionëve.

U ftua në ekipin e parë tre vite më parë vetëm për shkak të lëndimeve të shumta që kishin kapluar ekipin në atë kohë të ish trajnerit, Lois van Gaal.

Që në ndeshjen e parë, Marcus Rashford tregoi se ka kapacitete të shkruajë histori me “Djajtë e Kuq” dhe këtë po vazhdon ta bëjë anglezi.

Pas debutimeve me gol në Premierligë, Europa League, EFL Cup dhe Kombëtaren e Anglisë, Rashford ka debutuar me gol edhe në Ligën e Kampionëve.

Ai shënoi në ndeshjen e parë me “Djajtë e Kuq” në fitoren prej 3:0 ndaj Baselit mbrëmë në “Old Trafford”.

Deri më tani 19 vjeçari ka zhvilluar 77 ndeshje me Unitedin duke shënuar 22 gola dhe është një lojtar shumë premtues për “Djajtë e Kuq”. /Gazeta Express/

Marcus Rashford goal vs Basel 2017


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shtator 2017 16:01
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Liverpool kërkon yllin e PSG-së

      ​Liverpool kërkon yllin e PSG-së 0

    Të tjera