Kthehu lart

PSG-ja i premton Neymarit se do ta shesë në Real, por vetëm me një kusht

PSG-ja i premton Neymarit se do ta shesë në Real, por vetëm me një kusht GazetaExpress

Paris Saint-Germain është i gatshëm ta lejojë Neymarin t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës, por vetëm nëse braziliani i ndihmon klubit francez ta fitojë Ligën e Kampionëve, ka mësuar Goal.com.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, i ka premtuar superyllit brazilian se do t’i japë leje për t’u kthyer në Spanjë nëse skuadra e tij triumfon në garën më të madhe evropiane për klube, transmeton Express.

Gjatë javëve të fundit, 25-vjeçari ua ka thënë në mirëbesim personave të afërt me të se ëndërron të kthehet në Spanjë, me saktësisht në “Santiago Bernabeu”.

Neymari e braktisi La Ligën në verën e vitit 2017 dhe iu bashkua PSG-së nga Barcelona për një shumë rekord botëror prej 222 milionë euro.

Real Madridi e konsideron Neymarin si pasardhësin ideal të Cristiano Ronaldos, me portugezin 32-vjeçar që është përfolur si opsion plotësues në marrëveshjen e mundshme për Neymarin, përkundër faktit se mban rekorde të panumërta në “Bernabeu”.

Megjithatë, kalimi i tij varet nga presidenti i gjigantit parisien.

Sipas Goal, Al-Khelaifi është i gatshëm ta lejojë përfaqësuesin brazilian të ikë, por vetëm nëse ai i ndihmon PSG-së ta përmbushë ambicien e përjetshme për ta fituar Ligën e Kampionëve./Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 25 Janar 2018 13:57
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera