Kthehu lart

Prishtina gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Kosovës

Prishtina gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Kosovës GazetaExpress

Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pas triumfit ndaj Llapit 3-2 në penallti të mërkurën.

Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pas triumfit ndaj Llapit 3-2 në penallti të mërkurën.

Loja e rregullt përfundoi pa fitues, 2-2, raporton Express.

Ishte Llapi që kaloi i pari në epërsi përmes Dakut në minutën e 42-të, me çka edhe u mbyll pjesa e parë.

Reagimi i Prishtinës erdhi vetëm pas 75 minutave, kur Bozovic i barazoi shifrat në 1-1.

Koha e rregullt përfundoi pa fitues, duke bërë që ndeshja të shkojë në kohë shtesë.

Prishtina e gjeti golin e epërsi në minutën e 107-të dhe vetëm një minutë më pas, Llapi mbeti me një lojtar më pak, kur Berbatovci mori karton të kuq.

Llapi tregoi shpirt luftarak duke e barazuar rezultatin përmes Dakut në minutën e 112, duke e çuar ndeshjen në penallti. 

Tre gjysmëfinalistët tjerë janë, Drenica, Vëllaznimi dhe Vushtrria. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 15:50
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera