Kthehu lart

Presidenti i PSG-së: Ky eliminim është zhgënjim i madh

Presidenti i PSG-së: Ky eliminim është zhgënjim i madh GazetaExpress

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se eliminimi i skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve është zhgënjim i madh për të gjithë, duke filluar nga Parisi, klubi, lojtarët dhe tifozët.

Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë në Madrid, PSG e humbi edhe atë të kthimin në shtëpi 2-1, duke u eliminuar nga gara më prestigjioze evropiane për klube, përkundër se ka investuar miliona euro në skuadër, transmeton Express.

“Është zhgënjim i madh për Parisin, klubin, lojtarët dhe tifozët”, ka thënë Al-Khelaifi.

Ai ka bërë thirrje për qetësi, duke theksuar se triumfi në Ligë të Kampionëve është proces i ngadaltë dhe se nuk ndodh brenda natës.

“Duhet të qetësohemi dhe të mendojmë si ta përmirësojmë skuadrën. Ta fitosh Ligën e Kampionëve është proces i ngadaltë, nuk fitohet brenda natës. Jemi në rrugën e duhur”, shtoi ai. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 09:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera